
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në 20-vjetorin e rënies së heroit të Kombit, Agim Ramadani, kujton heroizmin e tij në udhëheqjen e betejës për shembjen e kufirit mes shqiptarëve.
Për më tepër ka shkruar Limaj në Facebook, se në këtë 20 vjetor kujtojmë me pietet të lartë heroin e Betejës së Koshares, komandat Katana.
Postimi i plotë i Limajt:
Sot kujtojmë me pietet të lartë heroin e betejës së Koshares, luftëtarin i cili udhëhoqi betejën për ta shembur kufirin mes shqiptarëve dhe strategun e madh të luftës, Agim Ramadani – Katana. Rënia e tij heroike 20 vjet më parë ishte humbje e madhe për UÇK-në, por po aq e madhe ishte vendosmëria për ta vazhduar rrugën drejt lirisë. Jeta dhe vepra e Agim Ramadanit u bë burim frymëzimi për luftëtarët e lirisë. I përjetshëm qoftë kujtimi për komandantin Agim Ramadani. Lavdi të gjithë dëshmorëve të UÇK-së.


