
Bashkimi Europian dhe Mbretëria e Bashkuar kanë arritur një marrëveshje për zgjatjen e BREXIT deri më 31 tetor.
Pas samitit në Bruksel, presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, njoftoi në orët e para të së enjtes se May është pajtuar me kushtet e BE-së për shtyrje.
Tusk e përshkroi marrëveshjen si “shtyrje fleksibile”, duke thënë se ajo nënkupton “gjashtë muaj shtesë për Mbretërinë e Bashkuar, për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme”.
Brexit mund të ndodhë edhe para datës 31 Tetor, nëse May arrin të miratojë në parlamentin britanik, marrëveshjen me BE-në që deri tani ka dështuar.


