
Gjermania do të vazhdojë kontrollet kufitare përgjatë kufirit me Austrinë për gjashtë muaj të tjerë, konfirmoi për mediat Ministria e Brendshme.
Për shkak se numri i kalimeve të paligjshme vazhdon të mbetet i madh, kontrolli kufitar midis Gjermanisë dhe Austrisë do të zgjatet deri më 11 nëntor të këtij viti.
Mediat gjermane theksojnë se ministri i Brendshëm, Horst Seehofer, lidhur me vendimin kishte njoftuar Franz Timmermans, Zëvendëskryetarin e Parë të Komisionit Evropian.
Në një letër që ai dërgoi, potenconte se nga nëntori i vitit të kaluar deri në shkurt të këtij viti janë regjistruar rreth 950 kalime të paligjshme çdo muaj.
Seehofer tha se “potenciali i migracionit” është rritur në Mesdheun lindor dhe në “Rrugën Ballkanike” dhe se Gjermania nuk mund të heq dorë nga kontrollet kufitare.
Kontrollet kufitare filluan pas vitit 2015 kur filloi kriza e emigrantëve në Evropë.
Kontrollet kufitare për herë të fundit u vazhduan deri më 11 maj.


