Trump në Shtëpinë e Bardhë priti ministrin turk të Financave

Mos i humb

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, sot në mëngjes në Shtëpinë e Bardhë ka pritur ministrin turk të Financave dhe Thesarit, Berat Albayrak.

Ministri turk Albayrak qëndron për vizitë zyrtare në Washington, ndërsa pas takimit me Trumpin në Twitter shkroi se takimi dhe bisedimet kanë qenë konstruktive.

“Jemi dakord se duhet vazhduar bashkëpunimi intensiv me sekretarin amerikan të Thesarit Steven Mnuchin dhe këshilltarin kryesor të Trumpit, Jared Kushner”, tha Albayrak.

Albayrak mbrëmë në Washington mori pjesë edhe në seancën e 37-të të rregullt vjetore të Këshill të Bashkëpunimit Amerikano-Turk (TAIK) dhe Këshillit Amerikano-Turk (ATC), ndërsa në adresimin para të pranishmëve tha se themelet e bashkëpunimit amerikano-turk e përbëjnë aleanca e fuqishme historike në NATO dhe lidhet e fuqishme dhe efikase institucionale.

“Nuk duhet të lejojmë që të na pengojnë problemet akute dhe për këtë shkak ndaj të ardhmes dhe forcimit të bashkëpunimit dhe lidhjeve të mos shikojmë nga ana pozitive”, porositi Albayrak duke shtuar se bashkëpunimi amerikano-turk duhet vazhdimisht të avancohet.

Duke theksuar se masat kufizuese kurrë nuk kanë qenë të dobishme për marrëdhëniet dypalëshe, Albayrak tha se Turqia pret që miqtë e saj në anën tjetër të oqeanit të kuptojnë shqetësimet dhe durimin e saj për disa çështje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit