Londër, mbi 100 të arrestuar në protestat kundër ndryshimeve klimatike

Mos i humb

Policia e Londrës ka arrestuar mbi 100 aktivistë gjatë natës së kaluar, pjesëmarrës në protestat kundër ndryshimeve klimatike, të cilat që nga mëngjesi i së hënës, paralizuan trafikun në shumë rrugë të Londrës.

Policia bën të ditur se deri mëngjesin e sotëm, totali i të arrestuarve është 113, shumica e të cilëve për shkeljen e nenit 14 të dekretit për Rendin Publik nga viti 1986 si dhe për pengimin e lëvizjes në autostradë.

Mijëra aktivistë të ndryshimeve klimatike bllokuan të hënën rrugët kryesore të Londrës, në një përpjekje për të detyruar autoritetet të përfshihen në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Në prani të një numri të madh policësh, protestuesit bllokuan urën Waterloo, një nga pikat kryesore përgjatë lumit Tamiz.

Protesta po mbahen edhe në lokacionet e njohura të Londrës siç janë “Marble Arch”, dhe “Oxford Circus”.

Në njoftimin e organizatorit të protestës, grupit ”Extinction Rebellion”, theksohet se bllokimi i akseve rrugore do të bëhet në mënyrë të qetë gjatë 24 orëve të kësaj jave, ku mijëra njerëz do të qëndrojnë ulur në rrugët e Londrës.

Protestuesit kërkojnë nga qeveria të shpall “gjendje të emergjencës klimatike”, ndërkohë që kërkojnë edhe reforma në qasjen e trajtimit të ndryshimeve klimatike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit