
Bashkimi EUropian ka dënuar vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksione të reja kundër Kubës.
Përfaqësuesi i BE-së në Kubë, Alberto Navaro Gonzalez thotë se vendimi i SHBA-së për sanksione të reja ndaj Kubës dhe kompanive që operojnë në vend do të përkeqësonte edhe më shumë situatën dhe do të rrezikonte proceset e punësimit dhe zhvillimit.
“Dënojmë këtë vendim dhe jemi të pikëlluar për masat amerikane”, tha Gonzalez.
Zyrtarët amerikanë më herët thanë se SHBA-të do të vendosnin sanksione shtesë ndaj Kubës, Venezuelës dhe Nikaraguas. Të njëjtat burime njoftuan nisjen e padive kundër kompanive që u krijuan nga shtetëzimi i kompanive amerikane, e cila u krye pas revolucionit të shekullit të kaluar në Kubë.


