Indonezia mban zgjedhjet historike

Mos i humb

Mbi 192 milionë indonezianë kanë dalë sot në zgjedhje për të votuar njëkohësisht në zgjedhjet e para të njëkohshme presidenciale dhe legjislative.

Indonezianët do të zgjedhin presidentin dhe nënpresidentin e tyre si dhe anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve, Këshillit Rajonal si dhe përfaqësuesit e këshillave provinciale dhe bashkiake.

Titi Anggraini, drejtore ekzekutive e organizatës për mbikëqyrjen e zgjedhjeve, Perludem, tha se më herët zgjedhjet për legjislativin janë mbajtur në prill, pas çka kanë pasuar zgjedhjet për president dhe nënpresident në korrik.

Këtë herë, megjithatë, votuesit që vinin në qendrat e votimit do të merrnin pesë fletëvotimi në të njëjtën kohë: fletëvotimet gri për president dhe nënpresident, fletëvotimet e verdha për Dhomën e Përfaqësuesve, të kuqe për Këshillin Përfaqësues Rajonal, të kaltërta për Këshillin Legjislativ Provincial dhe jeshile për këshillat e qyteteve.

“Nuk është e tepruar nëse themi se zgjedhjet e vitit 2019 janë zgjedhje historike për Indonezinë”, tha Anggraini për AA për të shtuar se kjo kurrë nuk ka ndodhur më parë.

Gara presidenciale është një përsëritje e garës së fundit pasi kandidojnë presidenti aktual Joko “Jokowi” Widodo, 57 vjeç, nga Partia Demokratike-Përpjekja (PDI-P) dhe Prabowo Subianto, 67, nga Lëvizja Indonezia e Madhe (Gerindra).

Të dy kandidatët u përballën mes vete në vitin 2014 atëherë kur Subianto humbi me gjashtë për qind të votave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit