Tiranë/ Tritol makinës së parkuar në oborrin e shtëpisë

Mos i humb

Një sasi lënde plasëse është vendosur këtë të hënë në pjesën e pasme  të një mjeti në Yrshek të Tiranës. Nga të dhënat e para raportohet vetëm për dëme materiale.

Gazetarja e “BalkanWeb” Dorjana Bezat raporton se makina të cilës iu vu tritoli në Yrshek është në pronësi të Lulëzim Çikës, babait të policit Juljan Çika. Ky i fundi është polic qarkullimi në Tiranë.

E2f606a5 E88e 4bec 86e5 0009135c99ee

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Yrshek, në oborrin e banesës,  në pjesën e pasme të mjetit në pronësi të  shtetasit L. Ç., ka shpërthyer  një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse.Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit