
Një sasi lënde plasëse është vendosur këtë të hënë në pjesën e pasme të një mjeti në Yrshek të Tiranës. Nga të dhënat e para raportohet vetëm për dëme materiale.
Gazetarja e “BalkanWeb” Dorjana Bezat raporton se makina të cilës iu vu tritoli në Yrshek është në pronësi të Lulëzim Çikës, babait të policit Juljan Çika. Ky i fundi është polic qarkullimi në Tiranë.

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Yrshek, në oborrin e banesës, në pjesën e pasme të mjetit në pronësi të shtetasit L. Ç., ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse.Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.


