Epidemia e fruthit në SHBA, 1.000 studentë izolohen në karantinë

Mos i humb

Për shkak të epidemisë së fruthit në SHBA, të paktën 1.000 studentë dhe personel në dy universitete në Los Angeles të Kalifornisë janë izoluar në karantinë.

Zyrtarët e shëndetësisë publike njoftuan se të paktën 1.000 studentë dhe personel në dy universitete në Los Angeles janë izoluar në karantinë ndërsa disa të tjerë janë dërguar në shtëpitë e tyre.

Dr. Armand Dorian, nga spitali USC Verduge Hills tha se “Fruthi mund të jetë vdekjeprurës. Për këtë arsye e trajtojmë seriozisht këtë çështje”.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump në një deklaratë për media tha se të gjithë në vend duhet të vaksinohen për shkak të rasteve të fruthit që vazhdojnë të përhapen në vend.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se janë regjistruar 700 raste të fruthit në 22 shtete, shifër kjo më e lartë në 25 vitet e fundit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit