Vuçiç flet pas takimit me Mohgerinin: Pa u hequr taksa nuk ka dialog!

Mos i humb

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka folur pas takimit me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini në Berlin.

Vuçiç tha se i ka thënë Mogherinit që pa u hequr taksa nuk ka dialog

“I thashë Mogherinit se nuk ka vazhdim të dialogut pa e hequr taksën. Nuk do të ketë dialog mes nesh dhe shqiptarëve, nëse nuk e heqin taksën. Ju nuk do ta shihni këtë film ”, tha presidenti serb.

“Ata e mbajtën atë gati për gjashtë muaj. Ne biseduam për çështje bilaterale, çështje të rëndësishme. Ne biseduam për problemet e eksportit të çelikut por është e sigurt se ekonomia serbe është duke ecur para me hapa të mëdha.”, u shprehë presidenti i Serbisë.

Ndërsa sa i përket samitit, ai tha se nuk pret diçka e madhe të ndodhë.

“A do të kemi sukses në të ? Nuk jam optimist.”, tha Vuçiç.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit