Francë, arrestohen disa persona për komplot terrorist

Mos i humb

Zyra e Prokurorit të Parisit ka bërë të ditur se disa persona, duke përfshirë një të mitur, janë arrestuar nën dyshimin se po përgatisnin një sulm që mund të synonte forcat franceze të sigurisë në të ardhmen e afërt.

Të dyshuarit janë arrestuar të premten si pjesë e një hetimi të nisur më 1 shkurt për komplot terrorist, njoftoi sot zyra, pa dhënë detaje rreth numrit të personave të përfshirë ose vendit të arrestimit.

Televizioni francez BFM TV tha se katër burra mbahen nga policia.

Zyra e Prokurorit tha se i mituri ishte arrestuar më parë në shkurt të vitit 2017 në moshën 15-vjeçare, teksa po përpiqej të shkonte në Siri për t’u bashkuar me grupin terrorist DEASH.

Ai është dënuar nga një gjykatë për të mitur me tre vjet burg, nga të cilat dy vjet iu pezulluan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit