
Forcat izraelite kanë arrestuar 18 palestinezë gjatë bastisjeve të kryera në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar.
Në një njoftim, OJQ-ja Shoqëria Palestineze e të Burgosurve tha se 11 persona u arrestuan në bastisjet izraelite në qytetet e Nablusit dhe Jenin.
Pesë palestinezë u arrestuan në Ramallah dhe Betlehem, tha OJQ.
Forcat izraelite gjithashtu arrestuan dy palestinezë në bastisjet në Kudsin Lindor, duke përfshirë Naser Qous, kreun lokal të Shoqërisë Palestineze të të Burgosurve, thuhet në njoftim.
Ushtria izraelite ende nuk ka lëshuar njoftim zyrtar mbi arrestimet.
Ushtria izraelite shpesh kryen fushata të gjera të arrestimit përgjatë Bregut Perëndimor të pushtuar dhe Kudsit me pretekstin e kërkimit të palestinezëve “të kërkuar”.


