Ishujt Komore, të paktën 20 mijë njerëz ngelin pa shtëpi nga cikloni Kenneth

Mos i humb

Të paktën 20 mijë persona kanë ngelur pa shtëpi si pasojë e ciklonit Kenneth dhe përmbytjeve që përfshinë Ishujt Komore, njoftoi Fondi për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF).

Sipas një njoftimi të UNICEF, 400 shkolla, gjashtë qendra shëndetësore dhe afër katër mijë shtëpi janë shkatërruar ose dëmtuar nga stuhia e fuqishme.

UNICEF njoftoi se 80 për qind e fermave kanë pësuar dëme të mëdha si rezultat i katastrofës dhe shtoi se rajoni mund të përballet me rrezikun e urisë.

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe mbi 200 janë lënduar që kur cikloni Kenneth the përmbytjet përfshinë Komoret javën e kaluar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit