Një nxënës ka humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi të armatosur në një shkollë në Colorado të SHBA-ve.
Siç raportojnë mediumet amerikane, incidenti ka ndodhur pasi dy nxënës kanë ardhur të armatosur në shkollën në rajonin Highlands Ranch dhe kanë hapur zjarr.
Disa nga nxënësit e plagosur janë në gjendje kritike, thanë zyrtarët, duke shtuar se sulumuesit, që të dy nxënës të së njëjtës shkollë, janë arrestuar nga policia.


