Kryeministri Edi Rama do të pyetet si dëshmitar në dosjen Partizani, çështje e hapur e drejtësisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Mësohet se kërkesa është pranuar nga GJKKO, ndërkohë që gjykata ka pranuar që kreui qeverisë shqiptare, të pyetet de nga vetë Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, ndaj të cilit ka masë ‘detyrim paraqitje’ për këtë dosje.
Dosja ‘Partizani’ kaloi për gjykim më 19 maj 2025. SPAK ka ngritur akuzat e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha. Dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi është nën akuzë për korrupsion, por edhe për pastrim parash.


