Ekstradohet i dyshuari kryesor për masakrën e Krushës së Vogël

Mos i humb

Është ekstraduar i dyshuari kryesor për masakrën në Krushë të Vogël.

Burime të Gazetës Express brenda Ministrisë së Drejtësisë thonë se i kishin kërkuar autoriteteve hungareze ekstradimin e këtij personi dhe sot është ekstraduar nga Hungaria për në Republikën e Kosovës, serbi i dyshuar kryesor për krime lufte ndaj popullatës civile dhe masakrën e Krushës së Vogël.

I dyshuari me inicialet M.P., tani ndodhet në duart e autoriteteve kosovare dhe ndaj tij do të merren masat konform ligjeve në fuqi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit