
Deputetja e Partisë Demokratike Flora Brovina është larguar nga stacioni policor pasi u ftua për t`u intervistuar lidhur me publikimin e fotografisë për të cilën ajo pretendon se është e një rasti të dhunimit gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Prokuroria Speciale dha urdhër policisë për ta ftuar deputeten Flora Brovina në intervistim.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës është intervistuar lidhur me një fotografi që ajo dje e ka bërë publike, duke e prezantuar si provë të dhunës seksuale ndaj grave shqiptare në luftë.


