Fillon marshi protestues, por ku janë deputetët?

Mos i humb

Në të njëjtën kohë kur jashtë në qytet po mbahet marshi protestues në mbrojtje të viktimave të dhunës seksuale në Kosovë, Kuvendi i Kosovës po mban seancë për themelimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë, raporton Kosova Post.

Por , si duket deputetët nuk e kanë hallin e viktimave të dhunës seksuale, meqë nuk duket të jenë pjesë e këtij marshi protestues.

Në këtë marsh po marrin pjesë disa deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, ndër ta edhe deputetja Mimoza Kusari.

Marrshi po vazhdon përgjatë shesheve në qendër të Prishtinës, për të vazhduar deri tek objektet e institucioneve të vendit Qeverisë dhe Kuvendit, ku pritet të mbahen edhe fjalime.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit