
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç llogarit në mbështetjen e Rusisë për çështjen e Kosovës.
Serbët me dalje masive në zgjedhje kanë mbrojtur veriun e Kosovës.
Në këtë mbrojtje, krerët e shtetit të Serbisë si dhe serbët që jetojnë në Kosovë e kanë mbështetjen e madhe të Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin, ka thënë shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç.
Ai për “Kurir” ka thënë se Serbia në mbrojtjen e interesave të saj në Kosovë e ka mbështetjen absolute nga Rusia.
“Në shumë prej takimeve zyrtare dhe jozyrtare, ajo mbështetje është konfirmuar, kishte edhe veprime konkrete nga Moska zyrtare që kanë kontribuar që serbët të qëndrojnë në Kosovë”, tha ai. “Mua shumë herë gjatë bisedave më kanë bindur se Rusia nuk do të lejojë që Serbisë t’i shkaktohen dëme, kurse presidenti Vuçiç disa herë e ka thënë se e ka dëgjuar nga vet presidenti Putin”, theksoi Daçiç.


