
Dy muaj pas megabritjes në Rinas, ‘Austrian Airlines’ rinis transportin e parave nga aeroporti ndërkombëtar i Tiranës drejt Vjenës. Në videon e siguruar nga “Balkanweb” shihen makinat e sigurisë private teksa mbërrijnë në pistë pranë avionit që do të transportojë paratë e bankave të nivelit të dytë.
Ashtu si duket edhe në pamje, në pistë qëndron gjithashtu në furgon policie, si edhe efektivë të armatosur për mbarëvajtjen e ngarkimit të thasëve me para në avion.
Masat e sigurisë duket se janë shtuar, pas megabritjes së ndodhur më 9 prill të këtij viti, kur banda e grabitësve, mundi të afrohet me furgon deri në barkun e avionit nga ku mori më pas thasët me para.
Pas kësaj ngjarjeje, kompania austriake e fluturimit ‘Austrian Airlines’, pezulloi transportin e ngarkesave me vlerë si një masë emergjente transportin e parave drejt Vjenës ndërsa në një korespondencë me Neës24, tha se ky fluturim do të kryhej pas një inspektimi që kompania do të kryente në të gjithë departamentet.


