
Në ceremoninë e nënshkrimit të Udhëzimit Administrativë për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të barnave, Kryparlamentari Kadri Veseli deklaroi se qytetarëve dhe farmaceutikëve do të ju mbrohen 10 milionë euro të cilat janë abozuar tash e për disa vite për shkak të kontrabandimit të barnave.
Sipas Veselit, kur ka vizion dhe qëllim të mirë mund të arrihet gjithqka pavarësisht pengesave.
“Nuk ka asnjë gjë më mirë se sa me qenë sa ma afër personave që kanë nevojë. E kemi qëllimin e pastër dhe dim se si ta bëjmë këtë. Me këtë qeverisje të ministrit së bashku me organizatorët, arrihet ky qëllim dhe ky vizion për një sukses më të ndritur. Është e vërtetë që do të kemi pengesa dhe vështirësi drejt rrugës së drejtë, por i them ministrit të vazhdon në këtë mënyrë. Kjo po arrihet, 10 milonë euro do të fitohen për njerëzit në nevojë. Kemi menimizim të shpenzimeve dhe kjo është një gjë mjaftë e mirë”, u shpreh Veseli.


