Seanca e Parlamentit serb për Kosovën, Vuçiç prezanton një raport!

Mos i humb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të flasë rreth dy orë sot për Kosovën në Parlamentin serb.

Sipas mediave serbe, në Parlamentin e Serbisë do të prezantohet një “Raport për Kosovën”.

Prezantimi i këtij raporti do të bëhet nga Vuçiç, para gjithë deputetëve serb.

Ky raport thuhet se ka të bëjë me procesin e negociatave në Bruksel si dhe zgjidhjen e çështjes me Kosovën.

Detajet e tjera lidhur me këtë raport nuk janë bërë të ditura, por që seanca është paralajmëruar të fillojë në ora 16:00.

Gjatë prezantimit të këtij raporti nga Vuçiç të pranishëm do të jenë edhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ministrat si dhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriç.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit