Rakiç paralajmëron protestë të madhe nesër në Mitrovicë!

Mos i humb

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç pas aksionit të sotëm në veri të vendit, paralajmëroi për nesër një protestë masive.

Ai këto deklarata i bëri nga spitali në veri ku vizitoi dy prej të lënduarve Boban Janicijeviç dhe Radenko Milovanoviç të cilët raportohet se u plagosën gjatë aksionit të njësive speciale të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Rakiq paralajmëroi protestë të madhe në sheshin qendror të pjesës veriore të Mitrovicës për nesër në mëngjes.

Rakiq ​​tha se njësia speciale e policisë së Kosovës në momentin kur përfaqësuesit politikë serbë në Parlamentin e Serbisë po diskutonin për Kosovën sulmuan brutalisht banorët e Zubin Potokut.

Ndaj aksionit të sotëm në veri ka reaguar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç i cili ka thënë se ky aksion kishte për qëllimin frikësimin e popullatës serbe.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit