
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot homolgun e tij nga Mali i Zi, Dishko Markoviq i ka ardhur në Kosovë për të marr pjesë në inaugurimin e Autsoradës ‘Arber Xhaferi’ për të cilën kryeministri Haradinaj, tha se do ti lidh vendet e rajonit edhe më shumë.
Haradinaj, ka garantuar me këtë rast se marrëdhëniet Kosovë – Mal i Zi do të thellohen edhe me shumë ndërsa për malazezët që jetojnë në Kosovë, Haradinaj tha se ata janë në shtëpinë e tyre.
Shkojmë me qëllimin m të mirë dhe etapat thera të punës, paqartësinë.
Haradinaj, ndër të tjera tha se në takim me kryeministrin e Malit të Zi, kanë folur edhe për procesin e demarkimit, për çka u tha se qëllimi është që në procesin e mëtejmë të zgjidhen çështje më mirëkuptim dy palësh.
Edhe ministri i Malit të Zi, Dishko Markoviq tha së për çështjen e demarkimit do të kenë mirëkuptim të dy palët dhe pas proceseve të hapura do të arrihet një marrëveshje e mirë për të dyja vendet.


