Presidenti Thaçi: Kosova, partneri më strategjik i Malit të Zi në rrugëtimin euroatlantik

Mos i humb

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka qenë sot pjesë e ceremonisë së hapjes së Qendrës Zhvillimore të Malazezëve të Kosovës.

Thaçi në fjalën e tij të rastit ka thënë se kjo ditë është e veçantë për qytetarët e saj sepse po hapet shtëpia e progresit.

”Sot është një ditë e veçantë edhe për Kosovën edhe për Malin e Zi edhe për qytetarët malazezë në Kosovës”.

”Është një ditë e veçantë sepse po hapet shtëpia e progresit, jam i bindur i mirëkuptimit, e thellimit të miqësisë së përjetshme që kemi pasur gjithmonë Kosovë dhe Mal i Zi, popujt tanë duke jetuar në paqe në mirëkuptim”.

”E besoj në kapitullin e ardhshëm të zhvillimit nën ombrellën euroatlantike”.

Ai ka thënë se Kosova do të mbetet gjithnjë partner strategjik i Malit të Zi në forcimin e fqinjësisë së mirë dhe në rrugëtimin e tyre të përbashkët euroatlantik.

”Dushko Markoviq të jeni të sigurt që Kosova do të vazhdojë të mbetet partneri më strategjik i Malit të Zi në forcimin e fqinjësisë sonë në rrugëtimin tonë të përbashkët që të jemi pjesë e familjes euroatlantike edhe në NATO edhe në Bashkim Europian”. ”Së bashku mund t’i kontribuojmë këtij procesi. Jemi mirënjohës për çdo gjë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit