“Rusia e gatshme ta ndihmojë Serbinë për çështjen e sigurisë në Kosovë”

Mos i humb

Konstantin Kosaçov ka deklaruar se Rusia është e gatshme të shfaq mbështetje për Serbinë në përkujdesjen e sigurisë.

Kryetari i Komitetit Ndërkombëtar të Këshillit të Federatës ruse, Konstantin Kosaçov ka deklaruar se Rusia është e gatshme të shfaq mbështetje për Serbinë në përkujdesjen e sigurisë, nëse merr një kërkesë të tillë nga Beogradi.

Kosaçov në një deklaratë për “FM Radio” ka thënë se perëndimi nuk e nxit qeverinë nga Prishtina të hyjë në konfrontim me Beogradin por theksoi se pala kosovare “ka dalë nga kontrolli.

Sipas tij, kjo ka krijuar një situatë mjaft të rrezikshme.

“Fatkeqësisht, qeveria e Serbisë sërish duhet të vendos të pastrojë gabimet e perëndimit, por nuk e përjashtoj mundësinë e bashkëpunimit me zyrtarët nga Rusia, nëse marrim një kërkesë të caktuar”, theksoi ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit