Sudan, gjatë trazirave kanë humbur jetën së paku 35 persona

Mos i humb

Numri i të vdekurve gjatë intervenimit të ushtrisë sudaneze në demonstratat në kryeqytetin Khartoum arriti në 35, ndërsa janë plagosur një qind persona të tjerë.

Këshilli i Mjekëve të Sudanit tha se forcat e sigurisë deri tani kanë vrarë 35 persona gjatë demonstratave.

Përshkallëzimi i trazirave erdhi pasi forcat sudaneze filluan një operacion pastrimi para organeve të Shtabit të Përgjithshëm, ku ishte vendosur kampi kryesor i demonstratës.

Organizatori i protestës disajavore dhe dëshmitarët okularë pohojnë se ushtria përdori forcë të tepruar për të shpërndarë demonstruesit paqësorë, duke përdorur armë zjarri.

Nga ana tjetër, Këshilli Ushtarak i Përkohshëm hedh poshtë akuzat se po përpiqet të shpërndajë demonstruesit. Këshilli pretendon se qytetarët lëvizin lirshëm në vendin në të cilin po protestojnë dhe se forcat sudaneze kanë kryer bastisje në një rajon jo shumë larg protestës.

Autoritetet e SHBA-ve, Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian (BE) kërkuan pezullimin e menjëhershëm të përdorimit të forcës kundër demonstruesve dhe qetësimin e situatës.

Pas protestave disamuajshe anti-qeveritare, ushtria sudaneze në prill rrëzoi presidentin Omar al-Bashir, i cili qeverisi me vendin afrikan që nga viti 1989.

Ushtria themeloi Këshillin Ushtarak, i cili duhet të qeverisë vendin në një periudhë dyvjeçare të tranzicionit. Opozita kundërshton qeverisjen e Këshillit Ushtarak dhe kërkon formimin urgjent të autoritetit civil në këtë vend afrikan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit