Irak, 4 ushtarë të vdekur në një sulm të DEASH-it

Mos i humb

Së paku katër ushtarë janë vrarë, ndërsa më shumë të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi të armatosur që sot ndodhi në qytetin irakian Al-Tarmiyah.

Sulmin e kanë kryer pjesëtarët e organizatës terroriste DEASH në qytezën e cila gjendet në veri të Bagdadit që banohet nga sunitët.

Zyrtari policor Ahmed Khalad për AA tha se mbrëmë vonë disa ushtarë janë plagosur gjatë një sulmi me bombë në një patrullë ushtarake në Al-Tarmiyah.

“Disa sulmues të armatosur me armë zjarri hapën zjarr ndaj ushtarëve të cilët sot në mëngjes tentuan të evakuojnë të plagosurit nga vendi i sulmit të mbrëmshëm me bombë. U vranë katër persona, ndërsa u plagosën edhe disa ushtarë”, tha Khalaf.

Ai po ashtu tha se gjatë shkëmbimit të zjarrit janë vrarë së paku katër terroristë të DEASH-it.

Organizata terroriste DEASH në verën e vitit 2014 pushtoi Mosulin dhe disa rajone fqinjë, ndërsa me operacionin e përbashkët të forcave irakiane rajoni u çlirua në korrik të vitit të kaluar.

Kërcënim të vazhdueshëm të sigurisë në Irak edhe më tej paraqesin celulat e ashtuquajtura të heshtura të DEASH-it, por edhe terroristët e PKK-së që veprojnë në veri të vendit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit