
Gjatë një sulmi vetëvrasës në Jalalabad, Afganistan, kanë humbur jetën nëntë persona.
Zëdhënësi i kabinetit të guvernatorit të Nangarharit, Ataullah Khogyani, për AA tha se vetëvrasësi me bombë në Familihi aktivizoi mjetin shpërthyes që gjendej në të.
Për sulmin në të cilin u plagosën 13 persona ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë.


