
“Të flasësh për basenin ujëmbledhës të Vjosës, apo të flasësh për të gjithë pasuritë e kësaj zone realisht na vjen shumë mirë sepse kemi vlera te vërteta. Por po ashtu ne duhet të kuptojmë se kur flasim për mjedisin dhe lumin e Vjosës gjithë këtë pasuri natyrore që kjo zonë ka, është një zonë e cila nuk është vetëm e jona. Ndaj jo pa qëllim ne erdhëm sot në Përmet për të bërë këtë diskutim përsa i përket një metode të re që kërkon të evidentojë këto vlera dhe pasuri që ne kemi përsa i përket këtij burimi të madh natyror, Vjosa”, tha ministri Klosi, gjate prezantimit te projektit Aquanex, i cili parashikon evidentimin e problematikave ne mjedis ne 2 zona: Gjirokaster dhe Permet dhe monitorimin e ujerave, ne lumin Vjose dhe Drinos, me qellim mbrojtjen e vlerave te tyre natyrore, por edhe perdorimin e tyre per qellime turistike.
“Ne duam shumë që kjo të jetë një zonë turistike. Përmeti turistik dhe gjithë jugu turistik tashmë është realitet. Ne kemi mijëra e mijëra turistë të cilët vizitojën sajtet tona të UNESKOS ku padyshim Berati dhe Gjirokastra janë kulmet e turizmit shqiptar por nuk na mjafton të kemi vetëm Gjirokastrën. Ne na duhet që ta shtrijmë në të gjithe zonën ku kemi burime të mëdha. Dhe grupe të mëdha turistësh tashmë kanë zgjedhur Përmetin dhe bukuritë e tij natyrore për të qenë pjesë e vizitave të tureve të tyre. Në kuadër të zonave të mbrojtura ne po punojmë për ta shpallur zonën e sipërme të Vjosës ku përfshihet edhe zona ku po bëhet studimi në një zonë të mbrojtur. E bëjmë këtë pasi mendojmë se duke e shtrirë mbrojtjen nëpërmjet legjislacionit të zonave të mbrojtura ne mbrojmë shumë pasuritë natyrore dhe turistike që ka zona, arrijmë ta shndërrojmë dhe ta fusim atë në guidat e mbrojtura të burimeve natyrore dhe turistike”, tha ministri Klosi, i cili thote se eshte koha te kuptojme vlerat e vërteta, cfarë përfaqëson ky burim i pashtershëm i jetës, energjisë, turizmit dhe i ekonomisë në këtë zonë.
Sipas tij, qeveria shqiptare po punon shumë për zhvillimin e jugut nga pikëpamja turistike dhe Përmeti përbën një nga polet e turizmit shqiptar, ku jane fokusuar disa investime te rendesishme.


