SHBA deklaratë lidhur me raportin e OKB-së për vrasjen e Khashoggit

Mos i humb

Washington

Administrata e SHBA-ve ka theksuar se po “shqyrtojnë nga afër” raportin e përgatitur nga Kombet e Bashkuara (OKB) në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e Departamentit Amerikan të Shtetit vlerësuan për gazetarin e AA-së raportin e përgatitur nga raportuesja e posaçme e OKB-së mbi ekzekutimet jashtëgjyqësore dhe arbitrare, Agnes Callamard, në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit Khashoggi.

Zyrtarët amerikanë kanë theksuar se po e “shqyrtojnë nga afër” raportin në fjalë dhe janë shprehur se “SHBA mbështet hetimet globale të raportueses së posaçme të OKB-së, Agnes Callamard në lidhje me ekzekutimet jashtëgjyqësore dhe arbitrare.”

Callamard pas një kërkese, ka zhvilluar një takim me disa zyrtarë të departamentit lidhur me vrasjen e Khashoggit, kanë njoftuar zyrtarët të cilët janë shprehur se “Jemi të vendosur të ushtrojmë presion që të kërkohet llogari nga të gjithë ata që janë përgjegjës”.

– Thirrje për sanksione ndaj princit të kurorës së Arabisë Saudite

Në raportin prej 101 faqesh të njoftuar nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), Arabia Saudite u fajësua për vrasjen e qëllimshme dhe me dashje të Jamal Khashoggit.

Raporti vuri në dukje se ka prova të besueshme për hetimin e zyrtarëve të lartë, duke përfshirë princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.

Gjithashtu raporti ftoi Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, të iniciojë një hetim plotësues penal për vrasjen e Khashoggit, i cili theksoi se sanksionet për vrasjen e Khashoggit duhet të përfshijnë Princin e Kurorës dhe pasuritë e tij personale jashtë vendit.

“Arabia Saudite duhet t’i kërkojë falje qeverisë turke për shpërdorim të privilegjeve diplomatike dhe shkelje të ndalimit të përdorimit të forcës jashtë territorit të saj”, theksohet në raportin e OKB-së, ku Arabia Saudite ishte ftuar gjithashtu t’i kërkonte falje edhe SHBA-ve, vendin në të cilin Khashoggi jetonte.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit