Cili lloj mishi është i shëndetshëm për ju?

Mos i humb

Mishi i kuq është një burim i mirë për proteina dhe energji. Furnizon përreth 30% të yndyrave nga 100-130 gram yndyra që përgjithësisht njerëzit mund të konsumojnë çdo ditë e gjithashtu ky lloj mishi përmban gati 40% edhe të energjisë që trupit i nevojitet.

Sipas mjekëve, mishi i kuq pa dhjam nuk është i vetmi burim i mirë për proteina dhe energji, ndonëse ka përfitime në shmangien e sëmundjeve të zemrës. Ata thonë se konsumimi i yndyrave shtazore duhet të reduktohet, në përgjithësi, jo vetëm te pacientët me patologji të ndryshme.

Njëzet e pesë për qind duhet të jetë reduktimi i yndyrave për personat që vuajnë nga diabeti, obeziteti, sëmundjet kronike të veshkave, disa lloje kanceri dhe hipertensioni.

Mishi i lopës

Copat pa yndyrë të mishit të lopës nuk mund të ngritin nivelin e kolesterinës dhe përmbajnë substanca ushqyese sikurse janë proteinat, vitamina B12, B3, hekur dhe zink.

Mishi i qengjit

Sikurse mishi i lopës, edhe ai i qengjit është burim i pasur me proteina, acide yndyrore omega 3, vitaminë B12, B3, zink dhe hekur.

Mishi i zogut të pulës

Pothuajse tri të katërtat e botës konsumon mishin e zogut të pulës. Hyn në mesin e mishit me më së paku yndyrë dhe kalori, por që përmban mjaft vitamina dhe vlera ushqyese. Është interesante se mishi i zogut ka më pak yndyra të ngopura se sa mishi i pulës.

Mishi i pulës

Mishi i pulës është i varfër me yndyra të ngopura dhe në 85 gramë përmban 25 gramë proteina, së bashku me aminoacidet esenciale, hekurin dhe vitaminë B3. Mishi i pulës më së miri duhet të konsumohet si i pjekur nga furra dhe me sallatë të gjelbër.

Mishi i gjeldetit

Sikurse edhe mishi i pulës, gjeldeti ka shumë pak yndyra të ngopura dhe aminoacide esenciale.

Mëlçia

Mëlçia, sidomos e lopës, është burim i shkëlqyeshëm me proteina kualitative, vitamina A, B12, B6, dhe acid folik, hekur, zink dhe aminoacide esenciale. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit