
Zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Ryabkov, duke vënë në dukje se SHBA po përkeqëson situatën me Iranin me vendimin për të dërguar në Lindjen e Mesme bateritë Patriot, dronët dhe avionët, tha se, “SHBA po e përkeqëson me qëllim situatën në lidhje me Iranin”.
Duke folur për gazetarët në qytetin Soçi të Rusisë, Ryabkov ka vlerësuar për gazetarët aktivitetet ushtarake në rritje të SHBA-ve në Lindjen e Mesme.
“SHBA po e përkeqëson me qëllim situatën në lidhje me Iranin”, tha Ryabkov, i cili theksoi se SHBA vazhdon të formojë presion mbi Iranin.
“Është e nevojshme që të aplikohen mjete politike dhe diplomatike për të reduktuar dhe stabilizuar tensionet mes SHBA-ve dhe Iranit. Përndryshe, mund të përjetohet një konflikt i ri në rajon. Kjo gjë është absolutisht e papranueshme”, theksoi Ryabkov.
Ndërkohë edhe Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev, në një deklaratë pas Konferencës Ndërkombëtare të Sigurisë Kibernetike në qytetin Ufa të Rusisë, u tha gazetarëve se Irani në konferencë ka propozuar një mekanizëm të përhershëm ndërkombëtar për luftën kundër sanksioneve dhe se Rusia e ka mbështetur këtë propozim.


