Çavusoglu qëndron për vizitë në Iran

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, sot në Isfahan u takua me homologun e tij iranian, Javad Zarif, thonë burimet diplomatike.

Burimet diplomatike, të cilat kërkojnë të mbesin anonime për shkak të kufizimeve për prononcime për mediat, thonë se ministri Çavusoglu në Isfahan arriti një ditë më parë, dje, për një vizitë pune me ftesë të ministrit të Jashtëm iranian.

Pas takimit mes delegacioneve të të dyja vendeve, Çavusoglu dhe Zarif nënshkruan një plan i cili synon të forcojë bashkëpunimin në marrëdhëniet dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare.

Më pas, Çavusoglu mori pjesë në një drekë të shtruar për nder të tij nga Zarif.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit