
Pas ambasadës së SHBA në Tiranë, edhe ambasada gjermane reagon lidhur me protestën e opozitës, që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në orën 20:00. Përmes ambasadores Susanne Schutz, Gjermania i bën thirrje opozitës të protestojë paqësisht, duke sqaruar se dhuna e çdo lloj forme është e papranueshme.
Prej organizatorëve pres të angazhohen me të gjitha mundësitë për një zhvillim paqësor të protestës si dhe të jenë në lartësinë e përgjegjësisë së tyre përmes apelit publik për protesta paqësore”, thekson ambasadorja Schutz.
Më tej, kryediplomatja gjermane flet dhe për përplasjet e ditëve të fundit në KZAZ-të e disa bashkive, si dhe protestën e mbrëmjes së kaluar në Shkodër. Lidhur me këto zhvillime, ajo shprehet prerë se një gjë është e qartë: mësymjet e dhunshme nuk janë mjete legjitime të përballjes politike.
“Me shqetësim të madh jam duke ndjekur ditët e fundit edhe trazirat e dhunshme në vende të ndryshme të Shqipërisë. Një gjë është e qartë: mësymjet e dhunshme nuk janë mjete legjitime të përballjes politike.
U bëj thirrje me forcë të gjitha palëve të heqin dorë edhe nga sulmet verbale e të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre për vendin”, deklaron diplomatja.



