Kosovë, eksperiment social për ndërgjegjësimin mjedisor

Mos i humb

Nxënësit që ndjekin mësimin në shkollat e Fondacionit Maarif (TMV) të Turqisë në Kosovë, për të krijuar ndërgjegjësimin mjedisor u kanë dhënë pllakatë qytetarëve që kanë mledhur mbeturinat e hedhura në rrugë.

Nxënësit e mbledhur në një qendër tregtare në kryeqytetin e vendit, Prishtinë, kanë zhvilluar një eksperiment social për të krijuar ndërgjegjësim mjedisor, për të parandaluar ndotjen dhe për të rritur ndërgjegjësimin për çështjen e mbeturinave.

Në kuadër të eksperimentit, nxënësit kanë përgëzuar qytetarët që kanë hedhur në koshin e plehrave mbeturinat e hedhura në rrugë dhe për shkak të veprimeve të vetëdijshme në çështjen e ndërgjegjësimit të mjedisit u kanë dhënë atyre pllakatën “Ambientalisti i Vitit”.

Në eksperiment u tërhoq vëmendja se çdo individ duhet të bëjë përpjekje të veçanta për të mbajtur mjedisin të pastër dhe u bë thirrrje që kryesisht mbetjet plastike, shishet dhe qeset të përdoren në nivelin minimal për shkak të dëmit që ato i shkaktojnë natyrës dhe njeriut.

Gjithashtu në lidhje me eksperimentin social u përgatit një video me titra shqip dhe turqisht.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit