
Gjatë sulmeve të reja të cilat avionët e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad i kryen në zonën e deeskalimit të përleshjeve në Idlib, kanë humbur jetën pesë civilë, mes të cilëve janë edhe tre fëmijë.
Avionët kryen sulme në Kefrenbil, Kensafru, Bidamu, Cuzef, Kefer Battih, Sfuhen, Iblin, Ureynibe dhe Marand.
Pjesëtarët e Mbrojtjes civile njoftuan se gjatë sulmeve në Cuzef, në jug të Idlibit, kanë humbur jetën pesë civilë mes të cilëve edhe tre fëmijë.
Operacionet e shpëtimit dhe kërkimit kanë vazhduar, ndërsa ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet.
Forcat e regjimit krahas Marrëveshjes së Soçit, që është me qëllim të arritjes së armëpushimit në Idlib dhe me ndërmjetësim të Turqisë dhe Rusisë nënshkruar më 17 shtator të vitit 2018, vazhdojnë kohë pas kohe të kryejnë sulme në Idlib, që më herët u shpall zonë e deeskalimit të përleshjeve.
Për shkak të sulmeve në fjalë që nga 17 shtatori i vitit 2018 janë shpërngulur më shumë se 550.000 persona.


