SHBA, Mueller do të dëshmojë para Kongresit muajin e ardhshëm

Mos i humb

Ish-këshilltari i posaçëm Robert Mueller do të dëshmojë publikisht para komisioneve të Inteligjencës dhe atij Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA më 17 korrik.

Në një deklaratë të përbashkët mbrëmë, kryetari i Komitetit Gjyqësor Jerrold Nadler dhe kryetari i Komitetit të Inteligjencës Adam Schiff thanë se dëshmia që do të jepet është “në pajtim me thirrjet e lëshuara sonte nga Komiteti i Gjyqësorit dhe Komiteti Përzgjedhës i Përhershëm për Inteligjencë”.

“Amerikanët kanë kërkuar të dëgjojnë drejtpërdrejt nga Këshilli i Posaçëm në mënyrë që të kuptojnë atë që ai dhe ekipi i tij kanë ekzaminuar, zbuluar dhe vendosur lidhur me sulmin e Rusisë ndaj demokracisë sonë, pranimin dhe përdorimin e kësaj ndihme nga fushata e Trump-it, si dhe pengesën e presidentit Trump dhe bashkëpunëtorëve në hetimin e këtij sulmi”, thuhet në deklaratë.

Në fund të majit, Mueller njoftoi mbylljen zyrtare të zyrës së tij dhe dha dorëheqjen nga Departamenti i Drejtësisë për t’u kthyer në jetën private.

Njoftimi pasoi pas publikimit të pjesës më të madhe të raportit të tij me gjetjet e zyrës së tij pas një hetimi dyvjeçar mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe pretendimet se fushata e Trumpit ka bashkëpunuar në këtë ndërhyrje.

“Ne shpresojmë që të dëgjojmë dëshminë e tij, ashtu sikurse të gjithë amerikanët”, tha deklarata.

Ligjvënësit kishin kërkuar që Mueller të paraqitej përpara Kongresit për të dëshmuar për raportin e tij, por në atë kohë Mueller tha se çdo dëshmi që do të jepte nuk do të shkonte përtej përmbajtjes së raportit.

Në komentet e tij për ABC News, avokati i Trump-it Jay Sekulow rikujtoi se Mueller ka thënë se dëshmia e tij do të ishte raporti i tij.

Kongresi kishte pranuar gjetjet më të rëndësishme të raportit përmes një letre nga Sekretari i Drejtësisë William Barr, i cili kishte theksuar se nuk është arritur asnjë rezultat që tregon se Trump ka bashkëpunuar fshehtazi me Rusinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit