![]()
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Korenë e Jugut ka qenë objektiv i sulmit, katër ditë në prag të vizitës së presidentit amerikan Donald Trump.
Sulmuesi me automjet goditi hyrjen e ambasadës amerikane në qendër të Seulit ndërsa më pas tentoi të djeg një bombole gazi me butan.
Mediat koreano-jugore lajmërojnë se sulmuesi Park Mo (40) është arrestuar në intervenimin e shpejtë të gardianëve dhe policisë dhe në këtë mënyrë u parandalua incident më i madh.
Gjatë sulmit nuk ka persona të lënduar ndërsa në rrjedhë është hetimi për motivet e hetimit.
Trump pas pjesëmarrjes në samitin e liderëve të vendeve të G20 në Osaka të Japonisë, do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Seul.


