
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve.
Ky projektligji u miratua me votimin e 76 deputetëve ku votat e tyre ishin ‘për’ miratimin e këtij projektligji.
Ndryshe, ky projektligj ka për qëllim mbrojtjen e fëmijës, të mbrojë fëmijën nga të gjitha llojet e dhunës, abuzimit, keqpërdorimit, shfrytëzimit, lënies pas dore, apo ndonjë formë tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e fëmijës./KosovaPost/


