Kryediplomatja kroate zgjidhet kryetare e Këshillit të Europës

Mos i humb

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës (PACE) ka zgjedhur ministren e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Marija Pejçinoviç Buriç, si kryetare të re të Këshillit.

Buriç, e cila u mbështet me 159 vota në raundin e parë të votimit është zgjedhur kryetare për 5 vitet e ardhshme, ndërsa kryediplomati belg, Didier Reynders, u mbështet vetëm nga 10 vota.

Buriç zyrtarisht do të marrë postin më 18 shtator, duke pasuar kryediplomatin norvegjez, Thorbjorn Jagland, i cili ishte sekretar i përgjithshëm i Këshillit që nga viti 2009.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit