Kurti: Shkollimi në Kosovë kurrë nuk ka qenë më i shtrenjtë dhe kaq i dobët

Mos i humb

Në seancën ku po diskutohet për gjendjen në arsim dhe vendimet e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se shkollimi në Kosovë kurrë nuk ka qenë më i shtrenjtë dhe kaq i dobët.

Kurti theksoi se përmes injorancës që po ndërtohet në arsim ne po e humbasimë lirinë.

Me tej, ai shtoi se suksesi në arsim nuk mund të arrihet për shkak të korrupsionit që po bëhet.

“Kosova ngelet në fund të rang listës për arritshmërinë e nxënësve. Maturanti ynë është i nivelit të semimaturantit. Nxënësit tanë treguan niveline dobët të testit PISA në vitin e kaluar. Nuk kemi një test për mësimdhënësit se kumedit se si do të rangoheshim në atë listë. Shkollimi në Kosovë kurr nuk ka qenë më i shtrenjtë dhe kaq i dobët. Nxënësit priren të arrijnë arritshmëri të lartë. Duhet të brengosemi shumë për ta, pasi shkolla duhet të mesoj jo vetëm aftësit por edhe vlerat. Përmës injorancës që po ndërtohet ne po e humbasim lirinë. Të varfërit në Kosovë për shkak të kushteve nuk po arrijnë të mësojnë. Ka aq shumë shëmbuj të dijes, dëshira jonë subjektive është dija për sukeses por kjo spo mund të arrihet për shkak të korrupsionit. Të papunët janë të kualifikuarit”, tha Kurti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit