Trump: Tarifat e reja doganore të Indisë ndaj SHBA janë të papranueshme

Mos i humb

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha se tarifat e reja doganore që India ka imponuar vendit të tij, janë të papranueshme dhe se ato duhet urgjentisht të hiqen.

Trump do të takohet me kryeministrin indian, Narendra Modi, në margjinat e Samitit të G20 në Japoni, dhe në lidhje me takimin lideri amerikane ka reaguar në Twitter.

“Gëzohem për bisedën me kryeministrin Modi për faktin se India me vite vendos tarifa shumë të larta kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kohët e fundit këto tarifa u rritën. Kjo është e papranueshme dhe ato duhet të hiqen”, shkroi Trump në Twitter.

New Delhi në shkurt të këtij viti ka filluar të zbatojë rregulla të reja në fushën e tregtisë elektronike, të cilën administrata amerikane e kundërshton, kryesisht për shkak të efektit negativ të gjigantëve të ekonomisë elektronike të SHBA-së, Amazon dhe Walmart Inc. Sipas ligjit të ri indian, i cili mbron furnizuesit vendas në fushën e tregtisë, platformat e huaja nuk mund të shesin produktet e tyre, apo do të veprojnë si platformë ndërmjetësuese pa privilegje.

SHBA-të në fillim të këtij muaji njoftuan se India do të humbas statusin e partnerit të privilegjuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, apo se do të përjashtohet nga programi GTS, të cilin Shtetet e Bashkuara u mundësojnë hyrjen pa doganë të mallrave për vende të veçanta në zhvillim.

India, e cila në qershor të vitit të kaluar njoftoi tarifat doganore të importit amerikan në masën deri në 120 për qind, por hyrja në fuqi e tyre u shty deri në fund të negociatave, në mes të muajit imponoi detyrime doganore për importin e 28 produkteve amerikane, përfshirë bajamet dhe mollët.

Shkëmbimi tregtar i Indisë dhe SHBA-ve në vitin 2018 arriti në 142 miliardë dollarë dhe ishte shtatë herë më e lartë se në vitin 2001. Nëse India humb statusin e saj si partner tregtar i privilegjuar, doganimi do të përfshijnë eksportet indiane në SHBA me vlerë 5.6 miliardë dollarë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit