Ulje e detyrueshme e një avioni të Air India

Mos i humb

Një avion i kompanisë nacionale Air India detyrimisht është ulur në Londër pas një lajmërimi për bombë në mjetin e fluturimit.

Siç lajmëroi BBC, avioni në fluturimin nga Mumbai indian drejt Newark të SHBA-ve, detyrimisht ateroi në aeroportin Stansted në Londër, kryeqyteti i Britanisë së Madhe.

Aterimin e detyrueshëm e shkaktoi lajmërimi për një mjet shpërthyes në fluturimin AL 191, ndërsa në hapësirën ajrore britanike avionin e përcillnin dy avionë luftarakë të llojit Eurofighter Typhoon nga forcat ajrore britanike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit