Irak, vriten dy gra nga DEASH-i

Mos i humb

Të paktën dy gra kanë humbur jetën në një sulm të kryer nga grupi terrorist DEASH në provincën veriore të Irakut, Nineveh.

Koloneli i ushtrisë irakiane, Ahmad al-Jubouri për AA tha se “elementët që i përkisnin DEASH-it sulmuan sot në agim fshatin e Ninevisë të al-Khazrajiya”.

“Dy gratë u vranë dhe disa civilë u plagosën, përfshirë një numër fëmijësh dhe një plak fisnor”, shtoi burimi.

Në mes të vitit 2014, grupi terrorist DEASH pushtoi afërsisht një të tretën e Irakut, përfshirë qytetin verior të Mosulit.

Deri në fund të vitit 2017 ushtria irakiane me ndihmën e një koalicioni ushtarak të udhëhequr nga SHBA-të, arriti të rikthejë gati të gjithë territorin e humbur nga grupi terrorist.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit