
Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka shpallur sot hero pas vdekjes, dëshmorët Habib Berishën, Ibrahim Mazrekun, Ali Zogajn dhe Kujtim Krasniqin.
Urdhrin për ta e kanë pranuar familjarët të cilët presidenti i ka pritur në kabinetin e tij, njofton Klan Kosova.
”Urdhrin “Hero i Kosovës” sot e ndava për katër dëshmorë nga Komuna e Malishevës, për Habib Berishën, Ibrahim Mazrekun, Ali Zogajn dhe Kujtim Krasniqin. Lufta e lavdishme e UÇK-së dhe heroizmi i dëshmorëve janë nderi dhe krenaria e popullit tonë.



