Operacioni “Kthetra”, rritet në 60 numri i terroristëve të neutralizuar

Mos i humb

Numri i terroristëve të neutralizuar gjatë operacionit antiterrorist turk “Kthetra” në veri të Irakut është rritur në 60.

Numri i terroristëve të neutralizuar gjatë ofensivës së filluar më 27 maj në rajonin Hakurk në veri të Irakut është rritur pasi ushtria turke së fundmi ka neutralizuar dy terroristë përmes një operacioni ajror, tha Ministria turke e Mbrojtjes në një deklaratë.

Ministria njoftoi se forcat turke vazhdojnë të godasin pozicionet e organziatës terroriste PKK edhe në rajonet e tjera në veri të Irakut në koordinimin me operacionin “Kthetra”.

Në kuadër të ofensivës, thuhet me tej në deklaratën e ministrisë, komandot e Turqisë vazhdojnë të shkatërrojnë bunkerët, strehimoret, shpellat dhe mjetet shpërthyese të terroristëve të PKK-së.

Operacioni antiterrorist “Kthetra” në Hakurk, i cili filloi më 27 maj, zhvillohet me pjesëmarrjen e njësive artilerike, avionëve të Forcave Ajrore dhe komandove, me mbështetje edhe të helikopterëve “Atak”.

Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit