Mali Nemrut, destinacioni atraktiv turistik në Turqi

Mos i humb

Mali Nemrut që gjendet në Turqinë Juglindore ndodhet në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, ndërsa në mesin e turistëve që janë gjithnjë e më të shumtë në numër, është i njohur për agimet dhe muzgjet më të bukura.

Në vitet e fundit, turizmi në Anadollin juglindor po lulëzon, ndërsa atraksionet kryesore në këtë shëtitje janë malet Nemrut dhe Adiyaman.

Nemrut është shpallur park nacional, andaj turistëve u duhet të ecin në këmbë për rreth një orë që të arrijnë në pllajën e malit.

Atraksioni qendror në Nemrut është pllaja në afërsi të majes në të cilën janë vendosur skulptura të shumta, duke përfshirë edhe atë që është e gjatë 50 metra për të cilën besohet se është e vendosur në varrin e mbretit Antioha Komagenskog nga shekulli i parë para erës së re.

Nemrutin në vit e vizitojnë rreth 100.000 turistë vendas dhe të huaj, ndërsa shumica vijnë në këtë mal që të përjetojnë skenat spektakolare gjatë lindjes dhe perëndimit të diellit.

Graham Douglas ka ardhur nga Australia për të shijuar perëndimin e diellit në Nemrut, ndërsa në bisedë me gazetarin e AA thotë se ia ka vlejtur çdo mund për këtë përjetim.

“Para dhjetë vjetëve për herë të parë kam lexuar diçka për Nemrutin. Kam pasur dëshirë të vij. Skenat që kam parë ishin fantastike. Këto vende janë të rralla në botë. Skulpturat gjithashtu janë fantastike”, tha Douglas.

Edhe turisti Mustafa Yilmaz nga Stambolli për herë të parë viziton Nemrutin dhe përjetoi peizazhin.

“Kemi kaluar një rrugë të vështirë dhe kemi ardhur këtu. Ky me të vërtetë është një vend që duhet të vizitohet. Do të ishte më mirë që të kisha ardhur më parë. Gjithçka është shumë më bukur krahasuar me atë që flitet dhe shkruhet për këtë vend”, tha Yilmaz.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit