Trump dhe Kim bien dakord të vazhdojnë bisedimet e denuklearizimit

Mos i humb

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se ai dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, janë pajtuar të vazhdojnë dialogun e denuklearizimit në javët e ardhshme.

Pas takimit 1-orësh të paprecedent me liderin verikorean në “Shtëpinë e Lirisë” në zonën e demilitarizuar, Trump u tha gazetarëve se bisedimet do të jenë të llojit dypalësh me ekipet nga Koreja e Veriut dhe me zotërimin e dialogut nga SHBA-të.

“Ne po kërkojmë një marrëveshje me të vërtetë gjithëpërfshirëse. Ishte një ditë historike, e mrekullueshme, e kryer shpejt”, tha Trump.

Trump u shoqërua nga presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, i cili më vonë pa Kimin duke kaluar në anën e Koresë së Veriut pas përfundimit të takimit 1-orësh.

Marrëdhëniet e punës SHBA – Kore e Veriut

“Unë jam mirënjohës ndaj udhëheqëit Kim. Po të mos ishte shfaqur, ju (media) do duhej ta gjuani atë, ta gjuani fuqishëm”, tha Trump.

Duke e cilësuar takimit “të mirë, të fortë dhe të plotë”, Trump tha se nuk ka pasur teste bërthamore apo balistike, por vetëm, siç tha, shumë vullnet të mirë nga ana e Koresë së Veriut.

Trump tha se administrata e kaluar e SHBA-ve nuk ka bërë asgjë për denuklearizimin e Gadishullit Korean.

“Në dy vite e gjysmë të fundit ne kemi pasur paqe”, tha Trump, duke iu referuar kohës që kur ai është president i SHBA-ve.

“Tani, sekretari ynë i Shtetit, Mike Pompeo, do ta marrë në dorë atë brenda dy-tre javësh. Ekipi do të fillojë të punojë një proces”, shtoi ai.

Nuk ka teste bërthamore

Presidenti amerikan nuk u dha rëndësi testeve të fundit të raketave nga Koreja e Veriut që u mbajtën në fillim të muajit maj.

“Raketa shumë të vogla. Ato janë raketa që praktikisht çdo vend i teston. Dhe, më e rëndësishmja, nuk ka pasur teste bërthamore”, u përgjigj Trump në pyetjen e gazetarëve.

Lehtësime për Korenë e Veriut gjatë negociatave të denuklearizimit

Trump tha se pret që disa lehtësime do t’i jepen Koresë së Veriut gjatë negociatave të denuklearizimit me Phenianin.

“Në disa pika gjatë negociatave, diçka mund të ndodhë”, u shpreh Trump.

Koreja e Veriut është nën sanksione të ashpra të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe SHBA-ve që nga viti 2006 kur kreu testimet e para bërthamore.

Trump kalon në Korenë e Veriut

Në një veprim historik, Trump shkeli në zonën e demilitarizuar në Korenë e Veriut, kufiri ‘de facto’ midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut që nga viti 1950-53 në Luftën Koreane.

Ai u bë udhëheqësi i parë amerikan që shkel në territorin e Koresë së Veriut. Më parë, ish-presidentët amerikan Ronald Reagan, Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama vizituan zonën e demilitarizuar në vitet 1983, 1993, 2002 dhe 2012.

“E pyeta atë (Kimin) nëse do të donte të kaloja në anën tjetër (të Koresë së Veriut). Ai (Kim) m’u përgjigj… do të isha i nderuar”, u tha Trump gazetarëve.

“Ishte një veprim i mirë, një bisedë e gjatë, për një orë apo më shumë. Një ditë, një ngjarje pozitive”, shtoi ai.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut tha se ai po ashtu dëshironte të takojë presidentin e SHBA-ve në zonën e demilitarizuar.

“Unë po ashtu desha të takohem me ju për t’iu treguar simbolin e ndarjes (së Gadishullit Korean) dhe t’iu kujtoj për të kaluarën fatkeqe, për të lënë pas të kaluarën fatkeqe dhe për të hapëruar drejt së ardhmes”, tha Kim para mediave para se të nisej për takimin në ‘Shtëpinë e Lirisë’.

Kim ftohet në Shtëpinë e Bardhë

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Trump tha se ka ftuar liderin verikorean që të vizitojë Shtëpinë e Bardhë në SHBA.

“E bëra. Në një pikë kjo do të ndodhë”, tha presidenti amerikan për vizitën e pritur të Kimit në SHBA.

Rreth negociatorëve të Koresë së Veriut

I pytur nëse ndonjë negociator bërthamor i Koresë së Veriut kishte vdekur, Trump tha se, “Unë mund t’iu them se personi kyç është i gjallë. Do të shpresoja që edhe pjesa tjetër janë po ashtu”.

Një gazetë e Koresë së Jugut, muajin e kaluar raportoi se Koreja e Veriut kishte qëlluar për vdekje Kim Hyok-chol, i cili përfaqësonte Phenianin në bisedimet me përfaqësuesin e posaçëm të SHBA-ve, Stephen Biegun, në negociatat e mëparshme para takimit në Hanoi të mbajtur muajin shkurt.

Samiti i Hanoit

Takimin e fundit me Kim, të mbajtur në Hanoi të Vietnamit, Trump e quajti si “të suksesshëm”.

“Udhëheqësi Kim dhe unë mbajtëm marrëdhëniet, (edhe pse) mediat raportuan ndryshe”, tha Trump.

Respekti për presidentin Trump

Duke folur me gazetarët pranë Trumpit, presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, samitin Trump-Kim e quajti “një arritje të madhe”.

“Kemi probleme të mëdha, por ne mund t’i tejkalojmë, ne mund të shohim shpresë mbi horizont”, tha Moon, i cili shoqëroi presidentin amerikan në zonën e demilitarizuar.

“Ne kemi qenë në gjendje të tejkalojmë një pengesë në procesin e denuklearizimit”, shtoi ai.

Samitet e mëparshme

Trump dhe Kim mbajtën dy samite që nga qershori i vitit 2018. Dy liderët zhvilluan samitin e tyre të parë historik në Singapor në qershor të vitit të kaluar.

Ata u takuan përsëri në Hanoi të Vietnamit më 27 dhe 28 shkurt të këtij viti, por takimi përfundoi pa arritur një marrëveshje.

Takimi i sotëm, i cili zgjati më shumë se 60 minuta, teknikisht shënoi samitin e tyre të tretë, i cili pa që të dy palët u pajtuan për të vazhduar dialogun.

Skena kaotike në zonën e demilitarizuar

Gazetarët që raportonin nga vendi thanë se ishte paprecedent që asnjë plan nuk ishte vendosur për vizitën e profilit të lartë, ndryshe nga herët e kaluara.

Trump po ashtu falënderoi ushtarët e tij të vendosur në Korenë e Jugut, duke theksuar se “ata bënë një punë të lavdërueshme në rregullimin e takimit në një paralajmërim kaq të shkurtër”.

Paralajmërimi i takimit në Twitter

Trump paralajmëroi në llogarinë e tij në Twitter të shtunën në mëngjes se ai do të dëshironte të “përshëndesë” Kimin në zonën e demilitarizuar.

Koreja e Veriut, nga ana e saj, e quajti propozimin e Trumpit “një propozim interesant”, duke shtuar se vendi nuk ka marrë një propozim zyrtar për takimin.

Më vonë, herët në mëngjes, Trump konfirmoi se do të takojë Kimin në zonën e demilitarizuar.

Trump pretendon fitore në propozimet e tij diplomatike me Korenë e Veriut, duke thënë se Pheniani nuk mbajti teste të mëtejshme bërthamore që kur ai filloi bisedimet me Kimin.

Kufiri ‘de facto’ – zona e demilitarizuar

Zona e demilitarizuar shtrihet në rreth 250 kilometra e gjatë dhe 4 kilometra e gjerë, e cila ndal Korenë e Veriut dhe Korenë e Jugut që nga viti 1950-53 kur përfundoi Lufta Koreane.

Koretë rivale teknikisht janë në një gjendje lufte që kur Lufta Koreane përfundoi me një armëpushim, por jo me një traktat paqeje.

Që nga viti 1950, kufiri midis dy Koreve është një nga kufijtë më të fortifikuar të botës.

Vizitat në zonën e demilitarizuar nga udhëheqësit e SHBA-ve

Më parë, katër presidentë amerikanë kanë vizituar zonën e demilitarizuar në territorin neutral midis kufijve të dy Koreve.

Ish presidentët amerikanë, Ronald Reagan, Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama vizituan zonën e demilitarizuar në vitet 1983, 1993, 2002 dhe 2012.

Që të gjithë katër presidentët e mëparshmën mbanin xhaketa rezituese ndaj erës kur ata vizituan zonën e demilitarizuar.

Por, Trump gjatë vizitës së tij në zonën e demilitarizuar mbante një kostum të kaltër, duke prishur traditën e kaluar të udhëheqësve të SHBA-ve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit